Kylie Jenner ka blerë 5 hektarë tokë në Hidden Hills, qytet në Kaliforni i njohur si shtëpia e shumë personazheve dhe aktorëve të famshëm. Vlera e kësaj prone është plot 15 milionë dollarë, një shifër rekord për këtë zonë.

Sipas Forbes, 22-vjeçarja Kylie Jenner kryeson listën e miliarderëve të rinj, investimi i fundit ishte rreth 35.5 milionë dollarë në shtëpinë ku po qëndrojnë tani.

Toka e blerë së fundmi aktualisht është e boshatisur, por në vitin 2015 ishte pronë e këngëtares së njohur Miley Cyrus, e cila e ka shitur një vit më parë. Askush nuk ka ndërtuar shtëpi në këtë tokë, por duket se Kylie Jenner ka plane për blerjen e saj të fundit.

Aktualisht ajo po qëndron në një tjetër rezidencë në Palm Springs e karantinuar me vajzën e saj Sormi dhe babain e vajzës Travis Scott. Jenner ka krijuar tani perandorinë e saj me investimet e fundit dhe është kthyer në një agjente e pasurive të paluajtshme. /tvklan.al