Stavri Nica e mbylli aventurën e shkurtër me Teutën. Humbja me Luftëtarin të shtunën ishte shkaku që shtyu trajnerit për të mos vazhduar më me ekipin durrsak. Nica u emërua trajner i Teutës në fillim të këtij viti, duke zëvendësuar Gugash Maganin.

Nën drejtimin e tij ekipi durrsak arriti 2 barazime dhe 2 humbje në kupë dhe kampionat. Drejtimin e ekipit do ta marrë Gentian Begeja, i cili duhet të ndryshojë rrjedhën e rezultateve. Teuta ndodhet e parafundit në renditje, që është edhe zona e rënies nga kategoria.

Tv Klan