Teuta fitoi për herë të parë Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Ekipi durrsak mundi në finale Tiranën me rezultatin 78 – 77. Takimi i luajtur të mërkurën në Durrës pati emocione deri në sekondën e fundit. Një përballje e fortë mes ekipeve që rivalizojnë edhe në kampionat, ku ka triumfuar Tirana.

Në finalen e Superkupës nuk munguan edhe kundërshtimet për vendimet e gjyqtarëve me Gerti Shimën që u nervozua, pasi pretendoi një faull ndaj tij në fund të takimit.

Suksesi në Superkupën e Shqipërisë është i pari trofe i rëndësishëm për Teutën pas më shumë se 50 vitesh. Në finalen e femrave Tirana mundi Flamurtarin me rezultatin 72 – 59.

Tv Klan