Bardhekaltërit fitojnë derbin dhe afrohen me Champions League

Derbi i kryeqytetit italian i takon Lazios. Një fitore 1-0 ndaj Romës në këtë fazë të kampionatit vlen shumë për ekipin e Sarrit.

Ibanez “tradhton” skuadrën e Murinjos në minutën e 32-të, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Në superioritet numerik, lacialët shënojnë me Zakajni. Roma do gjente forcën për të barazuar shifrat por goli do anulohej për pozicion jashtë loje.

Kështu, Lazio shkon direkt në vendin e dytë me 52 pikë dhe është në rrugën e mbarë për një vend në Champions League. Në krahun tjetër, Roma mbetet e pesta me 47 pikë.

Klan News