Pas dy vitesh së bashku Lewis Capaldi ka vendosur t’i japë fund romancës me të dashurën e tij Ellie MacDowell.

Një burim i tha gazetës britanike “The Sun” se marrëdhënia e tyre  mori fund për shkak të distancës mes tyre.

“Ellie ende jeton në Edinburg dhe Lewis jeton në Londër, kështu që ka qenë e vështirë për ta të takohen me njëri-tjetrin,” thotë burimi.

27-vjeçari e ka  mbajtur larg vëmendjes së mediave romancën me Ellien të cilën e konfirmoi vetë fillimisht në shkurt të vitit 2023.

Sa i përket muzikës ai është kthyer sërish për të punuar në studion e tij. Ai bëri një pauzë  pas performancës në  festivalin e Glastonbury në qershor 2023, kur ai pati vështirësi  të këndonte për shkak të simptomave të sindromës Tourette .

Klan News