Këngëtari Harry Styles thuhet se ka gjetur të dashur të re. Ajo është Olivia Dean, e cila është gjithashtu këngëtare.

Në një foto të siguruar nga tabloidi britanik “The Sun”, Harry u pa duke porositur ushqim në një fast food së bashku me këngëtaren.

Dyshja thuhet se po njihen privatisht dhe mësohet se kanë shumë të përbashkëta. Lidhja e re vjen pas përfundimit të romancës me Taylor Russell.

Ylli i popit dhe aktorja kanadeze u panë për herë të fundit në publik duke ngarë biçikletat së bashku gjatë një paraqitjeje në Tokio, Japoni në Prill.

Klan News