Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’u japë çmimin Nobel në fizikë për vitin 2024, John Hopfield dhe Geoffrey Hinton.

Dy laureatët triumfuan “Për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale”, thuhet në deklarate e Akademisë.

John Hopfield shpiku një rrjet që përdor një metodë për ruajtjen dhe rikrijimin e modeleve.

Ndersa Geoffrey Hinton përdori rrjetin Hopfield si bazë për një rrjet të ri që përdor një metodë tjetër: makinën Boltzmann. Kjo mund të njohë elementë karakteristikë në një lloj të caktuar të dhënash.

Për Akademinë e Çmimeve Nobel, puna e laureatëve sjell përfitimin më të madh pasi rrjetet nervore artificial mund te përdoren në një gamë të gjerë fushash.

Fizika është Nobeli i dytë për këtë javë pasi biologët amerikane Victor Ambros dhe Gary Ruvkun fituan çmimin e mjekësisë për zbulimin e mikroARN-se dhe rolin e saj ne rregullimin e geneve.

Klan News