Situata e përmbytjeve në Vlorë ishte në fokus të diskutimeve të kryeministrit Edi Rama me të zgjedhurit vendorë, ku veç kryebashkiakëve në takim ishin dhe ministrat që janë pjesë e emergjencave civile.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Të gjitha analizave popullore dhe tendencioze nga ana tjetër që i bëhen përmbytjeve që ka ndryshuar komplet formacioni i reshjeve. Por ama çfarë është e shpëtueshme dhe nuk shpëton për shkak të dobësive të punës dhe koordinimit është praktikisht një dështim.

Në lidhje me reagimin e pushteti vendor për përmbytjet, Rama tha se, asnjë bashki nuk është në nivelin e duhur të reagimit ndaj ka ka kërkuar marrjen e masave dhe trajnimin e punonjësve.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: I kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes që të ndërtohet një plan pune tani që jemi në një fazë qetësie, të lutemi të mos kemi goditje si ajo e Vlorës, për të konverguar gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale kur flas për strukturën. Dhe për të filluar me një kalendarizim të trajnimeve, të aftësimit dhe për të krijuar një sistem komunikimi.

Vërejtje Rama pati dhe për vonesat në lagalizime dhe mos përgjigjen në kohë ndaj ankesave të qytetarëve.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Është puna rutinë që duhet të ketë çdo bashki, nuk është gjë ekstra. Aplikimi për projektet e fondit social kërkon edhe ai punën e vetë por kjo të kërkon tjeteri një cop letër dhe nuk gjen arsye se përse nuk të vjen letra kjo është e pafalshme.

Kryeministri Rama foli edhe për projektligjin e ri për shitjen e tokave në zonat malore.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Është një program komplet i ri për të mbështetur të gjithë ata që janë jashtë dhe duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik, patjetër që është një paketë që duhet ta përdorni ju.

Sipas këtij drafti, i cili është hedhur për konsultim publik nga qeveria, synim është nxitja dhe tërheqja e investimeve për zhvillimin e turizmit duke shitur me një Euro tokat shtetërore në zonat malore.

Klan News