Portugalia pa Ronaldon mposht Kroacinë

Në ndeshjet e mbrëmjes së djeshme të Ligës së Kombeve, Portugalia mori kryesimin e Grupit 3 në Ligën A në Nations League, duke fituar 4-1 ndaj Kroacinë. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Portugalisë që luante pa Ronaldon. Cancelo shënoi në minutën e ‘41.

Në pjesën e dytë shënoi Jota, ndërsa Felix realizoi të tretin duke treguar se fitorja e ndeshjes ishte në anën e Portugalisë.

Në minutën e parë të shtesës Kroacia realizoi me Petkovic ndërsa në fund goli i katërt i vendasve erdhi nga Andre Silva

Suedia nuk ia doli të merrte pikë në fushën e saj ndaj Francës. Goli i Kylian Mbappe vendosi fatin e takimit. Belgjika mundi 2-0 Danimarkën.

Anglia ishte me fat në fushën e Islandës. Në minutat e fundit Anglia fitoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Sterling.

Pak çaste më pas një tjetër penallti në favor të të zotëve të shtëpisë, por Bjarnason nuk ishte i saktë duke falur kështu barazimin.

Azerbajxhani i Gianni De Biasi e nisi me humbje ndaj Luksemburgut, edhe pse luante në shtëpi. Që prej minutës së 25 skuadra e italianit luajti me 10 lojtarë. Por azerët e mbyllën pjesën e parë në epërsi, me golin e shënuar nga Sheydaev. Në të dytën gjithçka shkoi keq për vendasit. Krivotsyuk shënoi një autogol. Luxemburgu përfitoi në minutën e ‘73 duke realizuar golin e fitores me Rodrigues.

Tv Klan