Shkodranet njohin kundërshtaret e turit të dytë të Champions

Vllaznia do të përballet me kampionen e Bjellorusisë, FC Minsk, në turin e dytë kualifikues të Champions League për femra sipas shortit të hedhur të premten në Nion.

Një kundërshtar që ekipi shkodran, që ka luajtur edhe në të kaluarën në fazën e grupeve kualifikues të sezonit 2015–2016, ku u mund 3-0. Vajzat kuqeblu mbërrijnë në këtë pikë të aktivitetit, pasi eliminuan skuadrën turke të Gaziantep, sfidë që shkoi deri tek penalltitë.

Synimi i Vllaznisë është të shkojë më tej, pasi ka krijuar përvojën e duhur në kupat e Europës. Sfida me FC Minsk që eliminoi lituanezet e Rigas në turin e parë, do të luhet më 18 ose 19 nëntor.

Fituesi i sfidës kalon në fazën e të 32-ave të Champions League ku pjesëmarrësit janë më të fortë.

Tv Klan