Mesazhi i Ramës për Thaçin

Mbështetjen e tij për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta tregojë me një mënyrë fare të thjeshtë. Në rrjetet sociale, teksa postoi një fotografi të Thaçit me uniformë ushtarake dhe në sfond logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëroi atë me fjalinë “Liria ka emër”.

Ish-presidenti i Kosovës përballet aktualisht me gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës, pasi Prokuroria Speciale e akuzon për krime lufte.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar 18 Nëntorin si ditën kur do të mbahet seanca e radhës për ish-Presidentin, ndërsa seanca e parë u mbajt më 9 Nëntor. Para gjykatës kanë dalë edhe Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm./tvklan.al