Bayer Leverkusen shmang humbjen e parë sezonale ndaj Qarabag të Xhixha

Liverpool hodhi një hap të madh drejt çerekfinaleve të Europa League. Skuadra angleze fitoi me shifrat e thella 5-1 në transfertën çeke ndaj Spartës së Pragës. Një duel i vulosur në fraksionin e parë të lojës, me skuadrën e Jurgen Klopp që ishte dominuese në çdo aspekt.

MacAllister përktheu në gol penalltinë pas katër minutash lojë, ndërsa Nunez dyfishoi shifrat me një supergol nga jashtë zonës. Për golin e tretë mendoi sërish sulmuesi uruguajan. Sparta u përpoq të reagojë, teksa detyroi lojtarët e Liverpool për të shënuar në portën e saj. Llogaritë i mbylli Luis Diaz dhe Szoboszlai. Futbollistët e kombëtares kuqezi, Indrit Tuci dhe Qazim Laçi u aktivizuan nga stoli.

Karabaku për pak shkaktoi befasinë e madhe ndaj Bayer Leverkusen. Skuadra gjermane e pamposhtur deri më tani, shmangu humbjen në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke barazuar 2-2. Pak minuta për Redon Xhixhën, me teknikun e Karabak që e hodhi në fushë në minutën e 90-të.  

Fitore komode shënoi Roma, për të hedhur një hap drejt raundit tjetër. Italianët nuk hasën aspak vështirësi përball Brajton, për të triumfuar me shifrat 4-0. Dybala dhe Lukaku shënuan në 45 minutëshin e parë. Ndërkaq, në të dytën realizuan Mançini dhe Kristante për t’i dhënë një goditje shpresave të anglezëve për të vijuar rrugëtimin në Kupat e Europës.

Klan News