Kalimi i Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu” nuk është më një sekret. Palët duket se kanë arritur akordin për të bashkëpunuar duke nisur nga sezoni i ardhshëm, me zyrtarizimin që është e vetmja etapë për t’u përmbushur.

Gjithsesi, sipas mediave franceze, kalimi është mëse i sigurtë. Madje, duke iu referuar këtyre burimeve, Mbappe ka rënë dakord edhe për numrin që do të mbajë në fanellë gjatë eksperiencës te gjiganti spanjoll. Nënkampioni i Botës do të vesh uniformën me numrin 10-të, që aktualisht mbahet nga Luka Modriç.

Skenar që tregon se e ardhmja e kroatit nuk është më në Madrid, ose duhet të heqë dorë nga numri 10-të pas shumë sezonesh të suksesshme. Vendimi i Modric është vendimtar për t’i hapur rrugën integrimit të Mbappes në skuadër, duke veshur fanellën e kërkuar me numrin 10.

Nënshkrimi i mundshëm pritet të jetë një moment i rëndësishëm për Real Madrid, pasi Mbappe është një nga lojtarët më premtues dhe më të talentuar në botë. Si i tillë, mbërritja e tij në kryeqytetin spanjoll do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për klubin.

Klan News