Liverpool dhe Manchester City po bëjnë çdo lëvizje të llogaritur për ta kapur në befasi njëra-tjetrën dhe për të siguruar vendin e parë në renditje. Lufta në distancë për të siguruar titullin kampion në Premier League sa vjen e po bëhet më interesante.

Liverpool u rikthye në krye të renditjes teksa përballë Huddersfield nuk falën, duke arritur një fitore të thellë në shifrat 5-0. Tashmë Jurgen Klopp dhe skuadra e tij presin të shohin çdo të bëjë Manchester City dhe Guardiola në ndeshjen e radhës kundër Burnley, që ndodhet në fundin e tabelës.

Diferenca mes City dhe Liverpool është 2 pikë, me të kuqtë në vendin e parë, kështu që Manchester-it i duhet fitorja për të rimarrë drejtimin me një pikë më shumë. Liverpool mbetet të shpresojë në një hap fals të rivalit, pasi nëse të dy ekipet fitojnë çdo ndeshje të mbetur, trofeu do t’i shkojë sërish Manchester City.

Tv Klan