Të shkosh në parqet dhe këndet e lojrave duhet patjetër që të kesh një maskë mbrojtëse dhe të respektosh distancim fizik. Pas lehtësimit të masave në Britaninë e Madhe, atraksionet kulturore dhe zbavitëse kanë marrë masat e nevojshme.

Sipas një raporti nga federata e industrisë kreative, në Britani rreth 400 mijë vende pune janë në rrezik dhe se kjo industri përllogarit tanimë humbjet si pasojë e pandemisë.

Qeveria ka hartuar një plan në të cilin thuhet se muzeumet do të jenë të parat që do të hapen. Në muzeun e dizajnit në Londër tani autoritetet do t’i japin bileta falas.

Vizitorët do të lejohen të hyjnë në grupe jo më shumë se 10 perosna, për të shmangur kështu kontaktet fizike dhe grumbullimet. Tualetet do të funksionojnë me radhë dhe nga 1 person, dhe kjo do të jetë e vlefshme edhe për qindra parqe dhe kënde lojrash.

Kontrollet do të jenë të rrepta si në hyrje dhe në çdo sektor të muzeut ku do të matet temperatura dhe do të duhet të dezinfektojnë duart. Ndërkaq, kafenetë dhe kioskat për të marrë kafe apo ushqim teksa viziton muzeun do të jenë mbyllura, pasi njerëzit do të duhet ta porosisin nga telefoni ose ta marrin nga shtëpia.

Pandemia e Covid-19 ka bërë që rreth 1600 muzeume në 107 vende të botës të mbyllen. Mendohet se 10% e tyre mund të mos hapen së shpejti për shkak të virusit.

Situatë jo të mirë po përjetojnë edhe muzetë privatë të cilët po përballen me frikën e falimentimit.

Klan Plus