NASA ka hasur në trupin qiellor “Ceres” dhe ka vërejtur ujë të kripur

Pas rreth një dekadë hulumtimesh, NASA arrin të zbulojë një rezervuar me ujë të kripur në trupin qiellor Ceres. Vetë NASA ka njoftuar këtë javë se ishte zbuluar një rezervuar me ujë të kripur rreth 40 kilometra nën sipërfaqen e trupit qiellor, i cili ka madhësinë e një planeti dhe është 4,5 miliardë vite i vjetër.

Ky mision nisi në viti 2007, dhe kishte për qëllim që të studionte një brez asteroidësh midis Marsit dhe Jupiterit. Në vitin 2015, pasi ekzaminoi një asteroid të quajtur Vesta, anija Dawn vizitoi edhe Ceres.

Ndërkohë, pas një vizite të suksesshme në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe kthimit në Tokë, SpaceX lëshoi raketën Flacon 9 nga Florida që mbante 57 satelitë Starlink. SpaceX ka në plan të ndërtojë një plejadë gjigande me 12 mijë satelitë për të shpërndarë internet nga hapësira drejt Tokës.

Ndërkohë, këto pamje të marra nga orbita mbi Tokë tregojnë atë që besohet të jetë Qendra Kërkimore Bërthamore në Yongbyon pranë lumit Kuryong në Korenë e Veriut.

Sipas të dhënave  përmbytjet e kohëve të fundit mund të kenë dëmtuar stacionin e pompave të lidhura me objektin kryesor bërthamor. Ekspertët thonë se pamjet tregojnë ndjeshmërinë e zonës ndaj zhvillimeve ekstreme të motit.

Yongbyon ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Phenianit, ku mendohet se strehohen objekte që përdoren për programin e armëve bërthamore të atij vendi.

Klan Plus