Raportim Live

New York Times: Raketa balistike nga Bahreini drejt Iranit

Një video e verifikuar nga The New York Times tregon raketa balistike që lëshohen nga Bahrain drejt Iran, me shumë gjasa nga një sistem raketor amerikan M142 HIMARS.

Pamjet sugjerojnë se raketat mund të jenë lëshuar nga një platformë HIMARS e vendosur në territorin e Bahreinit, një sistem amerikan që përdoret për goditje precize në distanca të gjata dhe që mund të lëshojë raketa taktike balistike.

Nëse konfirmohet plotësisht, kjo do të ishte goditja e parë e verifikuar ndaj Iranit që nis nga territori i një vendi të Gjirit Persik që nga fillimi i luftës në rajon.

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të premten se grupi është i përgatitur për një “përballje të gjatë” me Izraelin, ndërsa luftimet në rajon vazhdojnë të intensifikohen.

Në një fjalim televiziv, Qassem paralajmëroi se Izraeli do të “befasohet në fushën e betejës”, duke theksuar se kërcënimet e armikut nuk e frikësojnë organizatën.

“Kjo është një betejë ekzistenciale, jo një betejë e kufizuar apo e thjeshtë”, tha ai… Lexo më shumë

download app

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet në rritje midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Ankaraja po merr të gjitha masat për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe për të mbajtur vendin larg konfliktit në zgjerim.

Gjatë një iftari, Erdogan tha se Turqia mbetet e vëmendshme ndaj çdo kërcënimi dhe përmendi ndërhyrjen e autoriteteve pas kapjes së një rakete balistike iraniane e cila ishte drejtuar nga Irani drejt Turqisë. Ai shtoi se vendi po merr hapa parandaluese për të ruajtur hapësirën ajrore, duke theksuar se masa të ngjashme ishin marrë edhe natën e kaluar.

“Prioriteti ynë kryesor është të mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarri”, tha Erdogan, duke nënvizuar qasjen e kujdesshme të Ankarasë mes tensioneve rajonale në rritje… Lexo më shumë

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara ka bërë më të lehtë për bizneset dhe fermerët amerikanë blerjen e naftës dhe plehrave nga Venezuela, pasi çmimet e këtyre produkteve janë rritur për shkak të luftës me Iranin dhe bllokadave në Gjirin Persik, raporton Axios.

Rritja e çmimeve për naftën dhe plehrat, që lidhen edhe me probleme në zinxhirin global të furnizimit për shkak të sulmeve iraniane, rrezikon të nxisë inflacionin dhe të ngrejë kostot e ushqimit në SHBA. Për të zbutur këtë goditje, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka lehtësuar disa masa sanksionesh ndaj Venezuelës për të rritur furnizimet dhe ulur çmimet në treg… Lexo më shumë

Pentagoni pritet të dërgojë marinsa dhe anije lufte shtesë në Lindjen e Mesme

Pentagoni pritet të dërgojë një njësi të marinsave dhe anije lufte shtesë në Lindjen e Mesme, raportojnë dy zyrtarë amerikanë për CBS News.

Sipas tyre, pjesë e këtij plani janë elementët e America Amphibious Ready Group dhe Njësia Ekspeditore e 31-të e Marinsave. Ky grup përbëhet zakonisht nga rreth 5,000 marinsa të shpërndarë në disa anije lufte.

Raportimi mbi këto plane u bë fillimisht nga Wall Street Journal, ndërsa dërgimi i forcave lidhet me tensionet në rajon dhe përgatitjet për situata emergjente.

Izraeli nis një valë tjetër sulmesh ndaj kryeqytetit iranian

Ushtria e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thotë se ka nisur sulme të tjera “më të gjera” në të gjithë kryeqytetin e Iranit, Teheran, si pjesë e një operacioni që synon objektiva të lidhura me regjimin iranian.

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për informacion mbi “liderët terroristë iranianë”, duke përfshirë edhe Mojtaba Khamenein.

Shpërblimi është vendosur deri në 10 milionë dollarë, ndërsa informacioni i dhënë mund t’i bëjë njerëzit të kualifikohen për “rilokim”.

Sipas njoftimit, këta individë “komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilat planifikojnë, organizojnë dhe ekzekutojnë aktet terroriste në mbarë botën”… Lexo më shumë

Lufta me Iranin nxjerr në pah ndarjet e brendshme te Trump

Mes mesazheve të kontradiktorë mbi përfundimin e luftës në Iran, mediat amerikane paralajmërojnë për një luftë të brendshme pushteti brenda Shteteve të Bashkuara, midis atyre që kërkojnë të shpallin sa më shpejt një fitore, pavarësisht situatës reale dhe atyre që duan të vazhdojnë konfliktin.

Presidenti Donald Trump ka alternuar mes deklaratave se konflikti “do të përfundojë shumë shpejt” dhe se “do të duhet kohë”. Javën e kaluar, ndërsa Trump deklaroi se “jemi në fund të luftës”, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, tha se “jemi vetëm në fillim”… Lexo më shumë

Liban: 773 të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Sulmet ajrore të Izraelit në Liban kanë shkaktuar 773 viktima që nga 2 marsi, sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Sipas autoriteteve shëndetësore, mes të vrarëve janë edhe 103 fëmijë, ndërsa 1.933 persona të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah.

Bilanci i fundit paraqet një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Vetëm një ditë më parë, autoritetet kishin raportuar për 687 të vrarë nga sulmet izraelite.

Trump: Lufta me Iranin do të mbarojë kur ta ndjej unë

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për Fox News në një intervistë të transmetuar të premten, duke komentuar mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe tensionet me Iran.

Rreth përfundimit të luftës me Iranin, kur u pyet se kur do të mbarojë konflikti, Trump tha: “Kur ta ndjej unë, mirë? E ndjej në kockat e mia.”

Sa i përket situatës në Ngushticën e Hormuzit, Trump tha se SHBA-të do të eskortojnë tankerët e naftës “nëse duhet”, por theksoi se, “shpresojmë që gjërat të shkojnë shumë mirë. Do të shohim çfarë ndodh”... Lexo më shumë