Me dy gola nga Bregu dhe Abazaj, Luftëtari mundi Korabin dhe ngjitet në vendin e 4 të rënditjes duke i marrë pozicionin Tiranës.

Për Gjirokastritët nuk ishte e lehtë. Rastet nga të dy palët në pjesën e parë ishin të qarta se vetëm fitorja ishte objektivi për këtë takim.

Dibranët kishin mundësi të kalonin në avantazh, por Ardit Hoxhaj nuk u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit. Portieri Ruçi i mohoi golin. Në të 53-tën Luftëtari ndëshkoi Korabin. Rroca shërbeu Bregun që i vetëm përballë Vujadinoviç nuk fali duke thyer portierin malazez.

Kaluan vetëm 6 minuta dhe Luftëtari vendosi të mbyllë lojën me golin e Abazajt. Që prej minutës së 63 të dy skuadrat luajtën me 10 lojtarë pas daljes më të kuq të Ramadanit për Luftëtarin dhe Zefit për Korabin. Për dibranët mbijetesa në Superligë po bëhet gjithnjë më e vështirë./Tv Klan