Fiorentina do të provojë për të dytin vit radhazi të fitojë Conference League. Skuadra italiane ka një mision të vështirë, pasi do të luajë ndaj Olympiacos dhe për më tepër në Athinë.

Edhe pse në stadiumin e AEK, skuadra greke do të ketë një mbështetje më të madhe që nis nga rrugët e qytetit dhe shkon në tribunat e arenës rreth 32 mijë vendëshe.

Olympiacos eliminoi nga gara Aston Villa, që këtë sezon ka treguar një lojë të mirë në Angli dhe jashtë saj.

Për Fiorentinën nëse do të arrinte suksesin do të ishte trofeu i parë kontinental pas 63 vitesh. Asokohe fitoi Kupën e Kupave.

Për Olympiacos do të ishte hera e parë në historinë e klubit. Finalja e Conference League do të nisë prej orës 21:00 në stadiumin “Agia Sofia”. Fituesi siguron një vend në grupet e Europa League.

Tv Klan