Këtë të enjte, tri skuadra të Superiores, luajnë ndeshjet e kthimit në turin e parë të Conference League.

Partizani luan në transfertë ndaj maltezëve të Marsaxlokk. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Shqipëri, “demat” e kuq synojnë kualifikimin në transfertë. Ndeshja është planifikuar të luhet në orën 19:00, në stadiumin e Marsaxlokk.

Një orë më vonë, në fushë do të zbresë Tirana. Bardheblutë luajnë në “Elbasan Arena”, pas barazimit 1-1 në Gjeorgji ndaj Torpedo Kutaisi.

Rezultat i favorshëm për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që beson të kualifikimi për në turin e dytë.

Vllaznia pret në Shkodër islandezët e Valur, në sfidën e planifikuar për tu luajtur në orën 20:30. Përballja e parë në Islandë, e mbyllur në barazim 2-2, prodhoi polemika për arbitrin, tifozët dhe terrenin.

Kuqeblutë besojnë te kalimi më tej dhe me ndihmën e tifozëve, shpresojnë te kualifikimi. /tvklan.al