Tomas Strakosha është zyrtarisht portieri i AEK-ut të Athinës. Shqiptari firmosi deri në 30 qershor të 2029.

Strakosha kthehet në Greqi pas 12 vitesh aty ku u formula si futbollist. 29-vjeçari pritet të ketë një sezon si titullar pas atij aq problematik në Premier Ligë me Brentfordin ku nuk luajti asnjë minutë.

Por Tomas Strakosha la shenjë në Euro 2024 me Shqipërinë ku ishte shpëtimtar në shumë raste me pritjet e tij. 

Tv Klan