Koronavirusi ka sjellë një bum të papritur fitimesh për prodhuesit e arkivoleve në të gjithë botën, por veçanërisht në Spanjë dhe Itali. Mund të jetë i vogël, por fshati Piñor në një cep të largët të Spanjës veriperëndimore ka dallimin e veçantë që të njihet për cilësinë e prodhimit të arkivoleve.

Me vdekjet e shumta nga koronavirusi, kërkesat për arkivole u dyfishuan dhe po ashtu edhe u rritën pagat nëntë punëtoritë e këtij biznesi. Për kryebashkiakun Jose Luis Gonzalez, pandemia ka dërguar sasinë e punës që rritet në ata që janë në biznesin e bërjes së arkivoleve në këtë fshat me rreth mbi 1.000 njerëz.

Në biznesin e tij, të cilin ai e trashëgoi nga babai i tij, kjo do të thoshte që punëtorët duhet të prodhonin rreth 400 arkivole në muaj, kur ata zakonisht do të prodhonin gjysmën e këtij numri.

Me vdekjet që rriten çdo ditë, industria e funeralit gjithashtu ka rënë nën presion sepse importet e zakonshme të arkivoleve nga Kina nuk po vijnë më në Evropë shprehen prodhuesit. 

Ata po marrin kërkesa nga e gjithë Spanja, me gjithë shqetësimet fillestare të zinxhirit të furnizimit që kur filloi bllokimi nga koronavirusi në 14 Mars, gjë që shkaktoi panik se mund të mbaronim arkivolet. Për të përmbushur kërkesën, zejtarëvë të fshatit u është dashur të shpejtojnë dhe thjeshtojnë mënyrën e tyre të punës.

Klan Plus