Automjetet e së ardhmes do të ndryshojnë tërësisht. Nuk do të jenë vetëm një mjet transporti, por do të jenë pak edhe si një shtëpi e dytë apo zyrë, një vend ku mund të qetësohemi apo edhe të punojmë, teksa shoferi bëhet pasagjer. Ky është qëllimi dhe ideja mbi të cilën po punojnë aktualisht industritë e sektorit.

Automjete që marrin kthesat vetë, që frenojnë në autonomi totale, pra i gjithë sistemi i drejtimit i automatizuar dhe robotizuar e ndërkohë shoferi mund të shijojë një film apo peizazhet teksa ambienti i brendshëm transformohet në zyrë apo një mini sallon.

Aktualisht teknologjia dhe inteligjenca artificiale po përdoren edhe për të përmirësuar sigurinë e makinave të së ardhmes, duke rikonceptuar edhe rripat e sigurimit dhe airbag-ët.

Klan Plus