Anglezët gati 20 milionë Euro pagë për sulmuesin, Pogba drejt Juventusit

E ardhmja e Cristiano Ronaldo vijon të mbetet ende në ajër. Sulmuesi portugez besohet se do të largohet nga Juventusi pas një sezoni ku torinezët arritën të fitonin vetëm Kupën e Italisë.

Sipas mediave italiane, pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të braktisë bardhezinjtë në rast se ne drejtim te tij arrin një ofertë që kënaq të dy palët. PSG është një ide, me nënkampionët e Francës që kërkon të formojë një treshe ëndrrash me Neymar dhe Kylian Mbappe.

Megjithatë të vëmendshëm mbeten edhe dy ish-skuadrat e portugezëve, Sporting Lisbonë dhe Manchester United. “Djajtë e kuq” duket se kanë hedhur hapa konkret në drejtim të 36-vjeçarit.

Duke iu referuar tabloidit “Daily Mail” skuadra angleze është gati t’i ofrojë 20 milionë euro në vit për Ronaldon. Për të bindur Juventusin ta lë të lirë, United premton kartonin e Paul Pogba, i cili ka luajtur për bardhezinjtë midis viteve 2012-2016.

Kontrata e francezit me “djajtë e kuq” skadon më 30 qershor 2022 dhe vazhdimi i saj duket thuajse i pamundur. Pogba është i lidhur shpesh me kalimin te Real Madrid, por largimi i Zinedine Zidane ka ulur pritshmëritë e tij për një kalim te spanjollët.

Klan News