Manchester United fitoi miqësoren me Real Madrid pas goditje së 11-metrëshave 2 javë para finales së Superkupës së Europës që do të luhet në Shkup. Takimi i International Champions Cup i zhvilluar në Kaliforni nisi me një ritëm të ulët, por më pas ishin futbollistët  e ekipit anglez, të cilët rrezikuan me raste episodike të atyre spanjollë.

Lingard kaloi në avantazh Manchester United në fundin e pjesës së parë. Pas pushimet të dy trajnerët bënë ndryshime në fushë. Goli i barazimit u shënua nga Casemiro në minutën e 70’.

Futbollisti i Real Madrid goditi saktë 11-metërshin, por nuk ndodhi njësoj pas lojës së rregullt që përfundoi në barazim 1 – 1. Nga 10 të goditura vetëm 3 u realizuan me Manchester United që shënoi 1 gol më shumë.

Tv Klan