Leon Marchand i ka dhënë Francës një tjetër medalje të artë. Notari dominoi edhe garën e 200 metrave stil i përzier.

Të shumtë ishin tifozët që kishin shkuar për ta mbështetur në “La Defense Arena”. Marchand theu rekordin e Majkëll Felps në Pekin 2008 me kohën 1 minutë 54.06 sekonda, 6 të qindat larg rekordit botëror të Rajan Lokt.

Medalja e argjendtë u fitua nga britaniku Dankan Skot, ndërsa në vend të tretë doli kinezi Uang shun.

Kjo fitore e bën Marchand sportistin e parë francez që arrin të marrë 4 medalje të arta dhe të tretin në Lojërat Olimpike pas amerikanëve Majkëll Felps dhe Mark spitz.

Më herët francezi tjetër Florent Manadu mori medalje të bronztë në 50 metra stil i lirë. E arta u fitua nga australiani Cameron Mecivi, kurse britaniku 29-vjeçar Ben Proud mori medaljen e tij të parë olimpike, duke dalë i dyti.

Klan News