Rivaliteti në Superligën shqiptare po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Deri më tani janë zhvilluar 35 sfida, ku në total janë shënuar 79 gola. Praktikisht, 90 minutëshi në elitën e futbollit tonë ka prodhuar më shumë se 2 gola për ndeshje, ecuri që tregon dy tablo për 10 skuadrat shqiptare.

Sulmi efikas ka nxjerr në pah dobësitë e ekipeve në mbrojtje. Vllaznia ka repartin ofensiv më të mirë për momentin. Shkodranët kanë shënuar 11 herë, teksa skuadra e Bërdariç ka treguar brishtësi në repartin e mbrojtjes, me 7 gola të pësuar.

Kuotë që e bën ekipin me mbrojtjen e tretë më të keqe të kampionatit, duke qenë në kuotë të njëjtë me Egnatian, Tiranën dhe Laçin. Mbrojtjen më solide e ka treguar Elbasani që ka pësuar vetëm 4 gola. Fokusi i verdhebluve duket se është zhvendosur pikërisht në këtë repart, pasi sulmi elbasanas ka treguar cinizëm.

Me 8 gola të shënuar në 7 takime, ky ekip gjendet në mesin e ekipeve më pak efikas, për të qenë në një nivel me Teutën e Tiranën. Me keq se ta ka bërë vetëm Bylis e Laçi, skuadra që për momentin gjenden në vendet e fundit të renditjes. Kurbinasit kanë repartin e sulmit më të dobët për momentin, pasi deri më tani numri i golave të realizuar është 3.

Klan News