Antoine Griezmann ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Francës. Sulmuesi e ka bërë të ditur vendimin në profilin e tij.

Një largim i papritur, duke ditur moshën e re të sulmuesit 33-vjeçar, i cili vazhdon të shkëlqejë me Atletico Madrid në Spanjë.

Në postimin e tij, Griezmann thotë se ka vendosur të largohet nga kombëtarja franceze, për t’i hapur rrugën brezit të ri.

“Sot, njoftoj tërheqjen time nga kombëtarja franceze. Pas 10 vitesh të pabesueshme të shënuara me sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, është koha që unë të kthej faqen dhe t’i hap rrugën brezit të ri. Veshja e kësaj fanelle ishte një nder dhe një privilegj. Që nga marsi 2014 dhe deri në shtatorin e 2024, pata mundësinë të përjetoj momente të pabesueshme përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës. Ne ndamë fitore që do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtimet tona.”, ishin fjalët e Griezmann.

Sulmuesi ishte pjesë e Francës nga viti 2014, me fanellën e të cilëve numëron 137 ndeshje të zhvilluara dhe 44 gola të shënuar.

Padyshim arritja më e madhe për Griezmann, ka qenë ajo e vitit 2018, kur fitoi Botërorin me Francën në Rusi. /tvklan.al