Imzot Prenushi mes 28 emrave që u përballën me regjimet

28 martirë nga e gjithë bota, që rrezikuan jetën e tyre nën regjimet totalitare për t’i shërbyer njerëzve dhe Zotit, tashmë janë bërë bashkë në ekspozitën “Martirët e Shekullit” në Shkodër.

Mes tyre ndodhet edhe martiri shqiptar Imzot Vinçens Prenushi. Stërnipi i tij që mban të njëjtin emër, e hapi aktivitetin duke recituar poezi të imzot Panushit.

I pranishëm në ekspozite ishtë Lukask Kaminski, Drejtor i Platformës Europiane të Kujtesës.

“Mesazhi i tyre është i rëndësishëm për të krishterët, por sipas meje ka vlera universale, ka rëndësi për të gjithë ne. Ata na mësojnë pikërisht për të vërtetat si e mira, drejtësia, dinjiteti njerëzor dhe se si t’i qëndrojmë besnik ideve tona”.

Drejtori i Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës, Pjerin Mirdita, tha se kjo ekspozitë duhet të vizitohet veçanërisht nga të rinjtë. Kjo ekspozitë do të vijojë rrugëtimin e tij nëpër shtete të ndryshme të Europës.

Tv Klan