Një skemë e re mashtruese po i kanoset depozituesve dhe investitorëve shqiptarë. Bitcoin, monedha virtuale, e cila është hedhur në treg nga një kompani e palicensuar nga asnjë autoritet në vend është duke joshur gjithnjë e më shumë qytetarët për ta blerë atë përmes internetit.

Oferta është mjaft bindëse: qytetarëve u thuhet se e ardhmja është paraja elektronike dhe nëse e ble sot me këtë çmim, pas disa vitesh vlera e saj do të rritet shumë duke siguruar fitime të larta. Për Arben Malaj, anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë, kemi të bëjmë me një rast të tipik të skemave piramidale.

Kompania nuk të garanton asgjë për kthimin mbrapsht të investimit dhe risku është mjaft i lartë, ndërsa është në dorën e vetë aksionerve për të krijuar panik në treg dhe për t’i ulur në të ardhmen vlerën monedhës, e cila bën që të humbasësh të gjithë fitimin.

Vetë Banka Qendrore Europiane njoftoi disa ditë më parë se volume i përdorimit në tregje të Bitcoi ka arritur në 289 milion dollarë duke kaluar edhe disa agjenci të licesuara për kryerjen e pagesave nga autoritetet monetare. Deri tani askush nga institucionet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk ka reaguar, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si Banka e Shqipërisë për të bërë një deklaratë në mbrojtje të depozituesve.

Tv Klan