Kur ka mbetur edhe rreth një orë nga nisja e “derbit ballkanik” mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për kualifikuesit e Kampionat Botëror Rusi 2018, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Kombëtarja jonë në këtë takim do të luajë me:

Berisha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Llullaku, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Sadiku. 

Ndërsa Maqedonia luan me:

Dimtrievski, Ristovski, Musliu, Velikoski, Ristevski, Spirovski, Bardhi, Alioski, Pandev, Nikolov, Nestorovcki. 

Pas shtatë takimeve të luajtura, Shqipëria renditet e treta në Grupin G me 12 Pikë, ndërsa Maqedonia e pesta me 6 pikë.

Ndeshja luhet në “Mladost Stadium”, në qytezën e Strumicës në Maqedoni./tvklan.al