Trajneri: Të shohim, nuk i dihet

U bë më shumë se një vit që Massimiliano Allegri nuk drejton një skuandër pasi u largua nga Juventus në përfundim të sezonit 2019. Për teknikun është folur vazhdimisht në media por ai vetë nuk ishte shprehur.

Tekniku ishte pjesdë e spektaklit “Ballando con le stelle” në Rai1 dhe mezi pritej që të mësohej diçka prej tij, për të kuptuar si ishte, çfarë mendonte. Mund të thuhet se Allegri është mërzitur pa punën e tij.

Instruktorja e tij e baletit e thumbon nëse do të bëhet ose jo trajner i Romës, dhe pyetja e saj e kap të paregatitur. “Të shohim, nuk i dihet, …..por duhet të rikthehem sepse jam i lodhur duke mos bërë asgjë”, ka thënë trajneri.

7 vite më parë, Allegri u kërkuar me ngulm nga Roma. Ish-trajneri i juventusit është përfolur se do të merrte skuadra në vende të ndryshme të europës, madje edhe në Itali si Inter apo PSG në Francë. Tekniku ka shprehur dëshirën të punojë jashtë por nuk përjashtohet mundësia të rikthehet në Serie A.

Tv Klan