Këngëtarja Maya Aliçkaj është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë djalin e saj. Këngëtarja ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram teksa është me karrocën e bebit ku bën me dije dhe lajmin e bukur, por pa treguar datën e lindjes së tij. Por, ajo ka zbuluar emrin e tij dhe ai quhet Jonas.

“Gëzuar Krishtlindjet. Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti me bekoi me një djalë, Edhe një herë Gëzuar dhe Zoti ju bekoftë. Me dashuri, Maya &Jonas”,

shkruan këngëtarja.

Lidhur me shtatzëninë Maya ka folur për herë të parë publikisht në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku zbuloi live edhe gjininë e fëmijës. Përmes një kutie të mbushur me tullumbace, Maya zbuloi se ishte në pritje të një djali.

/tvklan.al