Një i ri është vënë në prangat e policisë së Fierit, në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”. Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditi një rast të armëmbajtjes pa leje.

Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos, i cili mbante mbiemrin e gruas rumune, është arrestuar teksa lëvizte me armë në automjet. Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi kanabisi.

/tvklan.al