Anija hodhi spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës. Një ceremoni e veçantë, me pjesëmarrje edhe të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Një shpëtimtare e madhe jetësh, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontigjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin Egje.

Minitrja e Mbrojtjes, Xhaçka u kërkoi komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë.

Operacionet në detin Egje nga kontigjenti i anijes Oriku, u përshëndetën edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneral major, Ylber Dogjani.

Anija shqiptare “Oriku”, e cila qëndroi për një vit në detin Egje në disa operacione të zhvilluara ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt.

Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misoni krah aleatëve të Natos në vitin 2018. Kësaj here, ky mision i është besuar kontigjentit të anijes “Butrinti”, e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë./abcnews.al