Pranvera mbërriti zyrtarisht mbrëmjen e së mërkurën në orën 22:58 minuta. Sipas astronomëve ekuinoksi i stinës së Pranverës këtë vit ndodh më herët, pikërisht në 20 Mars dhe vetëm 3 orë më pas në qiell në orën 02:43 minuta do të shijojmë Hënën e plotë.

Astronomët evropianë thonë se kjo koincidencë nuk ndodhte që prej vitit 2000 dhe do të përsëritet pas 11 vjetësh. Një rast ky për të admiruar Supërhënën e tretë dhe të fundit me këto përmasa për këtë vit.

Ekuinoksi i Pranverës zakonisht ndodh në 21 Mars, por për efekt të rregullimit të kalendarit Gregorian sivjet qëllon në orët e fundit të ditës së sotme. Ndërkohë që parashikohet që në vitin 2048 të ndodhë akoma më herët, më 19 Mars. Pra dita barazohet me natën dhe Pranvera hyn zyrtarisht në hemisferën tonë, në bazë të pozicionit të Tokës kundrejt Diellit.

Klan Plus