Njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca dhe Holanda duhet të karantinohen për 14 ditë duke nisur nga e shtuna. Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps ka thënë se kjo masë nuk është idealja por duhet të ndalojmë përhapjen e infeksionit.

“Rreth 160,000 britanikë janë me pushime në Francë dhe do të duhet të izolohen për 14 ditë me rastin e kthimit të tyre. Nuk ka asnjë mënyrë të përsosur për ta bërë këtë, askush nuk dëshiron të jetojë së bashku me këtë virus, personalisht kam frikë.”

Ai tha se ky vendim erdhi pasi numri i rasteve të koronavirusit në Francë është pak më shumë se 20 persona në 100,000. Këtë mëngjes, Parisi dhe Marseja janë klasifikuar si zona Covid-19 me rrezik të lartë. Zyrtarët shëndetësorë në Francë njoftuan 2,669 raste të reja vonë të enjten dhe një rritje të pranimeve në spital, veçanërisht midis atyre nën 40 vjeç.

Të gjithë udhëtarëve, përfshirë shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar, u kërkohet të japin një adresë në Britani ku ata do të izolohen. Ata mund të gjobiten me 100 Paund për mos plotësimin e një formulari me këto detaje.

Ndërkohë që Franca thotë se vendimi i Londrës do të çojë në “masa reciproke”. Mijëra njerëz po nxitojnë në porte dhe aeroporte në një përpjekje për të shmangur karantinën që hyn në fuqi nesër në 04:00 të mëngjesit.

Për këtë vendim kanë reaguar edhe laburistët, të cilët kanë thënë se qeveria nuk ka asnjë përgjigje se si do t;i ndihmojë familjet që do të preken nga karantina pas kthimit nga Franca dhe nuk do të mund të shkojnë në punë.

Klan Plus