Pas dekretimit të Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Basha shkruan se si me Lleshajn, si pa të, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, sa kohë sipas tij Kryeministër është Edi Rama.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq, sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”,

shkruan Basha.

/tvklan.al