Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme u fokusua në debatin që lidhet me rolin e medias në Shqipëri.  Ky rol ka qenë thuajse inekzistent në vitet e komunizmit, por që nga Janari i vitit 1991 media u konsiderua e lirë. Media ka pësuar një evoluim shumë të madh në 20 vitet e fundit, i cili ka qenë kryesisht teknologjik. Por a është më cilësore sot media në Shqipëri dhe cili është sot roli i saj në shoqërinë shqiptare?

Për të diskutuar mbi cilësinë dhe pushtetin e mediave në emisionin “Opinion” ishin të ftuar botuesi i gazetës “Shekulli” që prej vitit 1997 Koço Kokëdhima, botuesi i gazetës “Albania” që prej vitit 1995 Ylli Rakipi, gazetari, bashkëthemeluesi i gazetës “Koha Jonë” që në vitin 1991, drejtori i përgjithshëm dhe pronari i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj dhe analistët Fatos Lubonja, Mustafa Nano dhe Andrea Stefani./tvklan.al