Mediat italiane dhe ato botërore i kanë dhënë hapësirë inspektimit që kryeministrja Meloni ju bëri qendrave të pritjes së refugjatëve afrikanë në Shëngjin dhe në Gjadër që do të funksionojnë nën juridiksionin Italian.

Ata e cilësojnë këtë një marrëveshja novatore, por edhe të diskutueshme për kostot e operimit. Marrëveshja është lavdëruar nga disa liderë evropianë, të cilët kanë deklaruar se mund ta kopjojnë atë.

Sipas “Reuters” këto qendra do të funksionojnë që nga 1 Gushti më shumë se një mijë vende për refugjatët afrikanë që shpëtohen në det nga marina italiane. Rama thekson “Rainews” akuzoi mediat italiane se kanë derdhur padrejtësisht mbi Shqipërinë lumenj me baltë.

E majta italiane thekson se punimet u kryen me nxitim në Shëngjin me struktura të montuara shpejt ndërsa marrëveshja Rama-Merloni sipas tyre do të rezultojë një bllof elektoral. Opozitarët Italinë do t’i kërkojnë Melonit të japë llogari në Parlament se sa ka rënduar në arkën e shtetit ky “udhëtim” në Shqipëri.

Marrëveshja e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë thuhet në mediat e vendit fqinj është padyshim një nga flamujt e qeverisë Meloni, e cila në më shumë se një rast e ka përcaktuar këtë protokoll si “novator” dhe një “shembull model” të mundshëm për vendet e tjera të BE-së që synojnë seriozisht të trajtojnë migracionin e paligjshëm.

Samitet europiane që janë zhvilluar në dy vitet e fundit, kanë qenë forumi kryesor i diskutimit për Melonin për dosjen e migracionit. Ajo ka shënuar një sukses te vërtetë për kryeministren italiane duke e realizuar kthimin e kësaj çështjeje në qendër të agjendës së BE-së, dhe kjo falë edhe mbështetjes së ofruar nga kryetarja e Komisionit Ursula von der Leyen .

Sipas “AP” në Shëngjin, një qytet port në zonën veriperëndimore të Shqipërisë, qendra e parë e pritjes është menduar për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Agjentët e Frontex, Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, do të operojnë në këtë lokacion dhe do të punësohen në aktivitetet e identifikimit dhe etiketimit të fotografive të emigrantëve.

Falë marrëdhënieve të bashkëpunimit me vendet e Afrikës së Veriut, Tunizinë dhe Libinë Kryeministrja Meloni është e bindur se edhe marrëveshja me Shqipërinë do të ketë sukses.

Klan News