Autoritetet amerikane i kanë dhënë dritën jeshile një medikamenti të ri për trajtimin e malaries. Medikamenti lufton në mënyrë të veçantë formën e përsëritur të malaries, e shkaktuar nga paraziti plasmodium vivax, që prek 8.5 milion njerëz çdo vit. Ky lloj i malaries është shumë i vështirë për t’u luftuar pasi mund të mbetet në mëlçi për vite të tëra.

Shkencëtarët e kanë përshkruar tafenoquinën si një “arritje fenomenale”. Profesor Ric Price nga Universiteti i Oksfordit tha për “BBC” se :“Aftësia për të shpëtuar nga paraziti në mushkëri me një dozë të vetme tafenoquine është një arritje fenomenale dhe në mendjen time kjo përfaqëson një prej arritjeve më të mëdha në trajtimin e malaries në 60 vitet e fundit.”

Rregullatorët nga e gjithë bota tashmë do të shohin mundësinë për ta rekomanduar medikamentin për popullsinë e tyre.

Malaria e përsëritur është lloji më i zakonshëm i malaries jashtë Afrikës Nën-Sahariane. Fëmijët mund të jenë veçanërisht në rrezik, duke u prekur nga malaria nëpërmjet një pickimi të vetëm, duke humbur shumë ditë në shkollë dhe duke u dobësuar sa herë që preken nga sëmundja./tvklan.al