Mjaftojnë 30 minuta pas konsumimit të një pijeje të ëmbël joalkoolike, që niveli i sheqerit në gjak të rritet ndjehsëm. Si rrjedhojë qelizat tona janë të pasura me energji, ndoshta edhe më tepër sesa është e nevojshme. Nëse pija ka përmbajtje kafeine, sistemi qendror nervor stimulohet për të mbytur ndjesinë e lodhjes.

Deri më sot shkenca ka pasur fokusin tek lidhjet e pijeve të pasura me sheqer dhe obezitetit. Por tashmë një studim i ri i Australian dhe i publikuar në revistën “Clinical Nutritional”, tregon efektet metabolike të dëmshme të këtyre pijeve të kombinuara me sjelljet sedentare.

Rezulton se ato mund të ndikojnë që tek të rinjtë, në lindjen e sëmundjeve kardiometabolike, të mëlçisë, diabetit 2 dhe të zemrës.

Pas studimeve tek një grup të rinjsh, të moshave 19-30 vjeç, rezultoi se pas konsumit të pijeve freskuese jo të gazuara, niveli i glukozës dhe insulinës pësonte rritje domethënëse.

Kështu që mjekët këshillojnë që të ulet konsumimi i pijeve analkoolike me sheqerna të shtuara, pasi do ndikojnë shumë negativisht në të ardhmen e shëndetit tonë.

Klan Plus