Meksikë-Afrikë e Jugut, pjesa e dytë
Mbyllet ndeshja.
92’- Tjetër karton i kuq. Meksika mbetet me 10 lojtarë. Ndëshkohet Montes, si lojtari i fundit.
90’- Akordohen 7 minuta shtesë.
81’- Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut. Zwane ndëshkohet dhe lë ekipin me 9 lojtarë, për goditje antisportive në fushë, pas rishikimit në VAR.
70′- Pretendime për penallti te Meksika, për ndërhyrje ndaj Jimenez. Arbitri vazhdon lojën.






67’- GOOOOOOL MEKSIKA 2-0! Raul Jimenez shënon edhe të dytin. Pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë.
56’- Zëvendësim tek Afrika e Jugut. Largohet Foster dhe vendin e tij e merr Mbatha.
52’- Tenton Gallardo me të majtën, por pa sukses. Gjuajtja ndalet nga muri mbrojtës i Afrikës së Jugut.
49’- Karton i kuq për Afrikën e Jugut. Sithole lë kombëtaren e tij me 10 lojtarë, pasi ndali Gutierrez jashtë zonë në mënyrë të parregullt si futbollisti i fundit.
46’- Gafë e portierit afrikan, por nuk shfrytëzohet nga lojtarët e Meksikës.
45′- Starton pjesa e dytë.





Meksikë-Afrikë e Jugut, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
45+3’- Çfarë rasti për Meksikën! Gutierrez djeg një shans të artë për të dyfishuar. Tentativa e tij shkon jashtë.
Akordohen 4 minuta shtesë.
43’- Quinones i pafat këtë herë. Sulmuesi sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla.
42’- Williams mban në lojë Afrikën e Jugut. Jimenez i afrohet golit të dytë për Meksikën, por portieri bën pritje vendimtare.
35’- Tjetër rast i mirë për Meksikën. Gallardo provon nga e majta, por e ndal portieri Williams.
30’- Mundësi e mirë për Meksikën. Gutierrez tenton me një gjuajtje në hyrje të zonës, por ndalet nga mbrojtësit.
27’- Rifillon sfida. Afrika e Jugut hidhet në sulm në kërkim të barazimit.
25′- Pak pushim për lojtarët, për shkak të temperaturave të larta.

23’- Brian Gutierrez i Meksikës ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në afërsi të zonës.

Goli i Julian Quinones është goli më i shpejtë i shënuar në një turne të Kupës së Botës që nga viti 2006, kur Philipp Lahm shënoi për Gjermaninë kundër Kosta Rikës pas gjashtë minutash.
17’- Vjen kartoni i parë i verdhë. Mokoena ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar ndaj Gutierrez.
14’- Tenton sërish Jimenez, këtë herë me kokë. Megjithatë topi nuk ka forcën e duhur dhe nuk ka rrezik.
9’- GOOOOOL MEKSIKA 1-0! Vjen goli i parë i Botërorit, Meksika kalon në avantazh. Quinones përfiton nga një gafë në mbrojtjen e afrikanëve dhe zhbllokon takimin.
5’- Rreziku i parë nga Meksika. Jimenez i afrohet golit por ndalet nga një pritje spektakolare e Williams.
3’- Ndërhyrje e ashpër nga Aubrey Modiba, gjyqtari jep faull, por e kalon pa asnjë ndëshkim.
0′- Shkelmohet topi i parë. Nis zyrtarisht Botërori.
Emocionet e Botërorit, Andrea Bocelli elektrizon stadiumin
Ceremonia e hapjes së Botërorit
Pritjes i ka ardhur fundi. Kupa e Botës 2026 nis zyrtarisht nga stadiumi “Azteca” në Mexico City. Në kanalin e Youtube të Tv Klan, u transmetua ceremonia hapëse e Botërorit.
Momenti kulmor i spektaklit para ndeshjes iu besua superyllit kolumbian Shakira dhe artistit Burna Boy, të cilët interpretuan “Dai Dai”, këngën zyrtare të Botërorit 2026.
Shfaqja artistike para ndeshjes zgjati rreth 30 minuta. Shfaqja hapëse në Meksikë ishte e para nga 3 ceremonitë e planifikuara në vendet organizatore. Aktivitetet do të vijojnë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, të lidhura nga një koncept i përbashkët artistik që pasqyron kulturën e secilit vend mikpritës.
FORMACIONET ZYRTARE
Meksika: Rangel; Reyes, Montes, Vasquez, Gallardo; Lira, Quinones, Fidalgo, Gutierrez, Alvarado; Jimenez.

Afrika e Jugut: Williams, Modiba, Mbokazi, Sibisi, Okon, Mudau, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners.













Botërori 2026 