Melania Trump ka vizituar një qendër ndalimi për emigrantët. Pas Teksasit, ku ishte e interesuar për rastet e fëmijëve të ndarë nga prindërit, kësaj radhe u gjend në Arizonë. Zonja e parë kërkon ta dëgjojë nga përgjegjësja e komunikimit Stephanie Grisham, se si është kujdesi për fëmijët në këtë qendër.

Jam këtu për t’u informuar për strukturën, pasi e di që po mbani fëmijët për një periudhë të gjatë

”, u shpreh Melania gjatë vizitës në McAllen. “

Dëshiroj t’i ndihmoj këta fëmijë të ribashkohen me familjet e tyre sa më shpej

t”, nënvizoi Zonja e Parë. Dhe këmbëngul në vullnetin e saj për të kuptuar një sistem shumë të ngatërruar. Sipas zëdhënëses, Melania dëshiron të sigurohet se është dikush që kujdeset për fëmijët.

Ndërkohë, për momentin më shumë se 2 mijë fëmijë janë të ndarë nga familjet. Melania do të vazhdojë t’i thotë bashkëshortit se çfarë mendon për ribashkimin familjar, konfirmon zëdhënësja e Zonjës së Parë duke shtuar se sistemi i kujdesit social ka nevojë të përmirësohet. Megjithatë shprehet se Melania është shumë e bindur me rëndësinë e ligjeve që përforcojnë kufijtë.

Tv Klan