Në këtë situatë vetëizolimi, në të cilën gjendet vendi ynë si pasojë e pandemisë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe memet nga karantina.

Emisioni “Stop” solli ditën e sotme disa prej këtyre memeve, që po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.

Në memen e parë, një qytetar improvizon një maskë me të mbathurat e tij, për t’u mbrojtur nga pandemia.

Gentian Zenelaj: E ka shpenzuar se mund të ishin bërë 4 maska aty. Kjo më shumë është për të shëtitur në shkretëtirë.

Ne memen tjetër, disa qytetarë janë filmuar duke mbjellë në tokë letra higjenike, në kohën e izolimit.

Sajmir Kodra: Sot një problem i madh nëpër vendet e zhvilluara është letra higjenike, mesa duket rënia e prodhimit të tyre dhe kërkesa e madhe.

Gentina Zenelaj: Nuk di po që të arrijmë mbas 100 vjetëve dhe brezat të thonë për çfarë i harxhuan pemët këta dhe i harxhuan për të fshirë… Kjo është fundi i botës.

Një tjetër qytetar pyet komshiun për shëndetin, duke përdorur megafonin.

Gentian Zenelaj: Ajo që më habit është se njerëzit në momente të vështira paskan shumë humor.

Sajmir Kodra: Humor i zi!

Gentian Zenelaj: Njerëzimi qenka i fortë!

Tek një tjetër meme, një prind pjek bërxolla virtualisht përmes ekranit, duke argëtuar edhe vajzën e tij të vogël.

Janë këto disa nga episodet më të përhapura në kushtet e izolimit, që shfaqen e komentohen në studion e Stop./tvklan.al