Maqedonisë t’i hapen negociatat, nëse ka mundësi edhe Shqipërisë’

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, Kancelarja gjermane, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, ka artikuluar “nëse është e mundur”, ndërsa për Shkupin ka kërkuar hapje të drejtpërdrejtë pa rezerva.

Në fjalimin e saj para eurodeputetëve, Merkel është shprehur se “një nga tre objektivat e Politikës së Jashtme gjatë Presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi”, ka thënë Merkel.

Klan Plus