Temperaturat rekord mbi 40 gradë Celsius që kanë përfshirë Kaliforninë kanë shkaktuar zjarre të fuqishme duke vënë në rrezik një pjesë të madhe të zonave të banuara.

Deri më tani flakët kanë djegur më shumë se 7 mijë hektarë pyje në El Dorado. Më shumë se 14,000 zjarrfikës dhe ekipe të specializuara dhe helikopterë janë vendosur në dispozicion për të shuar zjarret në të gjithë shtetin.

Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të pranojnë evakuimin pasi në pyllin Sierra janë djegur më shumë se 5 mijë hektarë pyje. Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në pesë qarqe kaliforniane. Për t’u shpëtuar flakëve një pjesë e madhe e njerëzve në Los Angeles pushtuan plazhet.

Operatorët e energjisë elektrike iu kanë bërë thirrje njerëzve që të kursejnë energjinë pasi nga përdorimi i kondicionerëve  sistemi mund të pësojë kolaps total.

Kalifornia është përfshirë nga zjarret e fuqishme që në 15 Gusht dhe aktualisht janë djegur më shumë se 78 mijë hektarë pyje. Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar autoritetet në Kaliforni për mosmenaxhimin e duhur të krizës pasi në ky shtet çdo vit përballet me të njëjtën situatë.

Zjarret po prodhojnë një tjetër krizë përpos Covid-19, ku Amerika mban rekordin për numrin më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve.

Klan Plus