Do të largohet nga Barcelona, por nuk e lejon kontrata

Telenovela “Lionel Messi” ka hyrë në seritë e saj më të nxehta. Vendimin e sulmuesit argjentinas për t’u larguar nga klubi ku u rrit dhe fitoi gjithçka nuk ka mundur t’i ndryshojë rrugë as takimi i babait të futbollistit Jorge Messi me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Sipas mediat spanjolle, takimi ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të dy palëve zgjati rreth 1 orë e gjysmë, megjithatë përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Në qendër të diskutimit është dëshira e lojtarit për të lënë klubin pas dy dekadash si protagonist. Messi thotë se ai ka të drejtë të largohet falas, ndërsa Barcelona pretendon se divorci mes palëve do të ndodh vetëm në rast se paguhet klauzola në kontratën e argjentinasit.

Plot 700 milionë euro për atë që kërkon të firmos me 33-vjeçarin, shifër tepër e lartë duke parë edhe sforcon financiare që po kalon futbolli botëror gjatë kësaj periudhe. Manchester City është kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Messi-t. Klubi anglez thuhet se ka arritur akordin personal me futbollistin për një kontratë 5-vjeçare.

Besohet se nga kjo marrëveshje 6 herë fituesi i Topit të Artë do të fitojë 450 milionë paund, teksa do të aktivizohet për 3 sezone në Premier League dhe 2 të tjera në MLS me ekipin që zotërohet nga pronarët e klubit anglez, New York City në elitën e futbollit amerikan.

Klan Plus