Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me avokaten e Popullit Erinda Ballanca. 

“Avokati i Popullit më njohu me Raportin Vjetor të punës për vitin 2017, dhe me aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe prioriteteve të këtij institucioni. Ky institucion është një garant i rëndësishëm i të drejtave dhe i lirive të qytetarëve”,

tha Meta.

Kreu i Shteti mbështet punën e Avokatit të Popullit dhe se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën

“Mbështes punën e Avokatit të Popullit, sepse roli i tij është i pazëvendësueshëm, edhe për faktin se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë në ushtrimin jokorrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës”

u shpreh Meta. /tvklan.al