Milani mbeti jashtë garës për trofeun e Europa Ligës. Skuadra e Gatuzos u eliminua pas humbjes 3 – 1 me Olimpiakosin.

Ekipi grek kaloi në fazën tjetër. Sevija, klubi që ka fituar më shumë Europa Ligën është kualifikuar në turin tjetër, pas suksesit 3 – 0 me Krasnodarin që pavarësisht humbjes shkoi më tej.

Në ndeshjet e së enjtes siguruan kualifikimin edhe Rapidi i Vjenës, Malmo, Rene, BATE Borisov, Sëlltiku e Sllavia Pragës. Shorti i Europa Ligës do të hidhet të hënën.

Tv Klan